Krimi në familje çoi në një tragjedi të dyfishtë pasditen e kësaj të hëne në Dragostunjë të Librazhdit.

Për shkaqe që momentalisht mbeten të paqarta, Qemal Bici i mori jetën gruas së tij 53-vjeçare, Menturie Bici, duke e goditur atë me sëpatë.

Pas krimit makabër që ndodhi në shtëpinë e çiftit, 56-vjeçari i dha fund jetës, duke u varur në pemë në oborrin e shtëpisë.

Klan News përcjell edhe fotografinë e Qemal Bicit, ndërsa mëson gjithashtu se ishin fëmijët ata që e zbuluan ngjarjen e rëndë, kur u kthyen në shtëpi./tvklan.al