Pritet të përfitojnë 400 mijë pacientë në vit

23 barna të reja për mjekimin e sëmundjeve kronike janë përfshirë në listën e re të Barnave të Rimbursueshme. Lista përfshin ilaçe që trajtojnë dhe mbajnë në kontroll sëmundje si diabeti, hipertensioni, sëmundjet kardiovaskulare, duke ofruar alternativa mjekimi bashkëkohore.

Po ashtu pjesë e listës janë barnat për trajtimin e disa lloje tumoresh si ai i mushkërive, gjirit si edhe alternativa mjekimi për pacientët që vuajnë nga pasojat e Covid-19.

Pacientët e dializës do të përfitojnë po ashtu nga ky vendim i fundit i qeverisë, që e çon në 1191 numrin total të ilaçeve të rimbursueshme. Fondi në dispozicion për Listën e Barnave të rimbursueshme është 107 milionë dollarë dhe pritet të përfitojnë 400 mijë pacientë në vit.

Tv Klan