Tre të rinj përfunduan në spital mbrëmjen e kësaj të marte në Korçë, pas një konflikti mes njëri-tjetrit. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në lagjen nr 2 të këtij qyteti, rreth orës 21:20.

Të rinjtë të moshës 18, 21 dhe 25 vjeç, sipas policisë, u dëmtuan me mjet prerës gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Ata u dërguan në spital, ku dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Shkaqet e rrethanat e plota të ngjarjes nuk dihen ende, për zbardhjen e saj po punon një grup hetimor./tvklan.al