Ministria e Shëndetësisë thotë se në 24 orët e fundit janë kryer 820 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 45 qytetarë, në këto bashki: 23 në Tiranë, 5 në Fier, 3 në Vlorë, 2 në Kamëz, Lushnje, Konispol, 1 në Kukës, Vorë, Mallakastër, Gjirokastër, Dropull, Kolonjë, Skrapar, Elbasan.

Janë 207 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 24 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,781 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al