5 persona, të cilët kërkoheshin nga drejtësia italiane janë vënë në pranga, në një operacion të përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane.

Në një deklaratë për mediat, kreu i Ppolicisë së Shtetit, Ardi Veliu, sqaroi se të arrestuarit ishin pjesë e një bande që trafikonte droga të forta.

“Njësia Hetimore Qëndrore në Departamentin e Policisë Kriminale në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës Operacionale në Policinë e Shtetit dhe me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Durrës, Berat e Shkodër, në bashkëpunim dhe bashkërendim të veprimeve me Interforcën Italiane dhe Karabinierinë e Breshias Itali, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin provizor me qëllim ekstradimi drejt Italisë të shtetasve: 

G.S., 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, S. D., 43 vjeç, lindur në Gërmenj dhe banues në Tiranë, E.H., 39 vjeç, lindur dhe banues në Shijak/Durrës, A. M., 32 vjeç, lindur dhe banues në Shijak/Durrës, L. P. 35 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër”.

Në Mars të vitit 2015-s, karabinierët e Breshias nisën hetimet në lidhje me aktivitetin kriminal të importimit në sasi të mëdha të kokainës nga Holanda në drejtim të Italisë. Në përfundim të hetimeve, gjykata dha masat e arrestit ndaj 39 subjekteve.

Në këto masa përfshiheshin edhe personat e arrestuar nga operacionin në fjalë.

“Në përfundim të operacionit të përbashkët “METROPOLIS” me autoritetet policore italiane u arrestuan gjithsej 33 persona, nga këta 5 persona në Shqipëri, ndërsa 6 persona të cilët nuk janë kapur ende, janë shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe po vijon puna për kapjen e tyre”.

 

/tvklan.al