13 mijë persona morën dozën e parë

Afro 70 mijë qytetarë mbi 18 vjeç u imunizuan gjatë 7 ditëve të hapura të vaksinimit. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se nga 70 mijë dozat e aplikuara gjatë javës së shkuar, 13 mijë prej tyre janë bërë te personat që janë vaksinuar për herë të parë, ndërsa afro 57 mijë kanë qenë dozë e dytë.

Gjithashtu ajo bëri të ditur se numri i të vaksinuarve në vendin tonë ka shkuar në mbi 1 milionë e 138 persona. Manastirliu u bëri apel qytetarëve të bëhen pjesë e procesit të imunizimit, duke theksuar se vaksina është arma më e mirë kundër përhapjes së variantit Delta.

Tv Klan