Italia ka shënuar këtë të premte numrin më të lartë të të vdekurve nga koronavirusi. Për 24 orë në shtetin tonë fqinj kanë humbur jetën 969 persona. Numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 9.134.

Ndërkohë numri i të infektuarve është rritur me 4.401 persona, duke shkuar në total mbi 86.498 raste.

Mediat italiane raportojnë se deri në këto momente 3.732 persona janë në terapi intensive.

Ndërkohë edhe numri i të shëruarve është rritur në Itali. Këtë të premte janë regjistruar 589 persona që e kanë kaluar koronavirusin, duke e çuar numrin total në 10.950.

Ndërkohë rritje të frikshme në numrin e të vdekurve ka pësuar edhe Spanja. Ajo renditet e dyta pas Italisë me 4934 viktima, ndërsa vetëm 24 orët e fundit humbën jetën 569 persona. /tvklan.al