Ish-roja u arrestua për përdhunimin e 15-vjeçares në Babrru

Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim dosjen në ngarkim të ish-rojes së shkollës në Babrru, Abaz Doga, të akuzuar për përdhunimin e një 15-vjeçare.

Bashkë me 65-vjeçarin kanë përfunduar në gjykatë edhe tre të rinjtë që bashkëpunuan me të.

Refereruar hetimeve ka rezultuar se 65-vjeçari, kishte regjistruar video intime me të miturën dhe më pas ua kishte shpërndarë dhe tre të pandehurve të tjerë.

Ata, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nën kërcënimin e publikimit të videos, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën.

Tv Klan