Aktorja e njohur turke Aslihan Gurbuz është detyruar t’i nënshtrohet një operacioni kirurgjikal pas shqetësimeve me hernien. Operacioni mësohet se ka kaluar me sukses dhe aktorja e njohur si Halimeja e serialit Sulltanesha Kosem, që aktualisht transmetohet në Tv Klan, ka qetësuar ndjekësit me një foto nga spitali pasi nuk ka arritur të paraqitet në sheshxhirimin e serialit të saj të ri.

Në mënyrë që të shërohem sa më parë më duhet të rri shtrirë për pak kohë. Gjithçka po shkon mirë, mos u shqetësoni

”, shkroi Gurbuz në rrjetet sociale.

Aktorja e cila aktualisht luan rolin e Mervesë në serialin “Ufak Tefek Cinayetler” do të qëndrojë për dy javë larg seteve të xhirimit. 35-vjeçarja pritet të dalë shpejt nga spitali dhe të pushojë në shtëpi./tvklan.al