Flamengo do luajë me Al Hilal dhe Al Ahly me Real Madrid

Al Hilal do të luajë në gjysmëfinale e Botërorit të Klubeve me Flamengon. Skuadra arabe fitoi pas penalltive me Uidad Kazablanka këtë të shtunë.

Pas barazimit 1-1 në lojën e rregullt dhe pjesëve shtesë, te 11-metërshat ishin më të saktë futbollistët e Al Hilal, duke festuar kualifikimin.

Në gjysmëfinalen tjetër Al Ahli do të luajë me Real Madridin. Skuadra egjiptiane mundi me rezultatin 1 – 0 amerikanen Seattle Sounders. Botërori i Klubeve po zhvillohet në Marok.

Tv Klan