Këshilltari i tij shndërrohet në akuzues të UÇK-së

Nga një armik i paepur i serbëve, për shkak të idesë së bashkimit të shqiptarëve, papritur Albin Kurti është kthyer në hero në Beograd.

Mediat serbe janë në ekstazë në 24 orët e fundit, pasi këshilltari politik i Kurtit, Shkëlzen Gashi, ka deklaruar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), ka vrarë 1 mijë civilë të pafajshëm serbë e shqiptarë dhe se denoncuesi i këtyre fakteve në Këshillin e Evropës, Dick Marty nuk është antishqiptar.

Kurti jo vetëm nuk e shkarkoi bashkëpunëtorin e tij më të afërt, por vijoi ta promovojë atë në konferenca për shtyp, për idete mbi rezistencën ndaj rrëzimit të qeverisë së Vetëvendosjes.

Kjo është hera e parë që një zyrtar nga Kosova pranon akuzat e Dick Marty-t, që përfshijnë krahas vrasjes së serbëve dhe shqiptarëve nga UÇK, edhe trafikun e organeve.

Mbi bazën e këtyre akuzave është krijuar Gjykata Speciale kundër ish-krerëve të UÇK-së, gjykatë të cilën këshilltari i Kurtit e përkrahu publikisht.

Klan Plus