Europiani gjerman konsiderohet si vitrina e fundit për Gareth Southgate në pankinën e Anglisë. Një mision që duhet të niset në marshin e duhur për kombëtaren e “Tre Luanëve”, që e nisin këtë rrugëtim përballë Serbisë.

Nënkampionët e kontinentit shihen si favoritë për t’i shkuar deri në fund këtij kompeticioni dhe kundër serbëve duan për të shkruar një faqe të re në histori.

Kjo do të jetë hera e parë që dy kombëtaret ndeshen me njëra-tjetrën, precedent që rrallë ndodh në botën e futbollit.

Anglia është tepër pragmatiste kur bëhet fjalë për turneun europian, pasi vetëm në një rast nga 7 ndeshjet e fundit janë shënuar më shumë se 3 gola përgjatë 90 minutave të kohës së rregullt.

Vetëbesimi duhet të jetë ende i lartë në kampin serb, pasi mbërrijnë në kampionatin Europian pas asaj fitoreje 3-0 kundër Suedisë.

Shënimi i golave ​​shpesh duket i lehtë për Serbinë me lojtarë si Luka Jović, Aleksandar Mitrović dhe Dushan Vlahović që premtojnë jo pak.

Përballje që do të luhet në orën 21:00, me emocionet e takimit që zhvillohet në Gelshenkirshen dhe do mund t’i përjetoni ekskluzivisht në TV Klan.

Klan News