Thonë se disa dashuri zgjasin përgjithmonë. E tillë mund të jetë edhe ajo e Jennifer Aniston dhe Brad Pitt. Kanë kaluar 13 vite që kur ata vendosën t’i thoshin lamtumirë njëri-tjetrit, por prej muajsh po flitet se ish-çifti hollivudian mund të jetë rikthyer së bashku.

Prestigjiozja australiane “New Idea” shkruan se Pitt, vajza e tij dhe Aniston, kanë qenë të ftuar në shtëpinë e George Clooney në Como, aty ku edhe aktorja 49-vjeçare është duke punuar për xhirimet e filmit “Murder Mistery”.

Një burim i afërt i aktorëve konfirmon se ata i janë rikthyer edhe njëherë premtimeve që i kanë dhënë njeri-tjetrit pikërisht në ditën e 18-vjetorit të martesës së tyre, dhe se po e shijojnë kohën së bashku, sikur të mos ishin ndarë kurrë.

E siç duket koha ka arritur t’i shërojë plagët aktores amerikane, e cila u braktis nga Brad Pitt në 2005, pas njohjes me Angelina Jolie në filmin “Mr. and Mrs. Smith”.

Të konsideruar si çifti më i bukur i hollivudit, divorci i Pitt dhe Jolie u quajt si divorci i shekullit në Shtator 2016, kur lajmi pushtoi mediat rozë.

Tv Klan