Revista Forbes shpalli aktoret më të paguara për vitin 2018. Kryeson listën amerikania Scarlett Johansson. Ajo ka fituar 40.4 milionë dollarë nga filmi “Avengers”, duke e ngjitur në krye të klasifikmit si akorja më të paguar.

Vendin e dytë e zë Angelina Jolie me 28 milionë dollarë. Protagoniste në filmin “Maleficent 2”, ajo ka korrur jo pak sukses. Ajo ndiqet në këtë klasifikim nga Jennifer Aniston.

Aktorja Gal Gadot në filmin “Wonder Woman” për herë të parë futet në listën e Forbes si ndër më të paguarat. Në top 10 nuk figuron më Ema Stone. Ajo kryesonte renditjen për vitin 2017, pasi shkëlqeu në filmin “La La Land”.

Klan Plus