Gjashtë fëmijët e tyre, biologjikë dhe të birësuar, kanë qenë gjithmonë më të rëndësishmit në jetën e tyre. Angelina Jolie dhe Brad Pitt vendosën të bënin dasmë në Gusht të vitit 2014, vetëm e vetëm për të kënaqur fëmijët e tyre.

“Është një ndjesi e mrekullueshme të qenit e martuar. Fëmijët janë shumë të lumtur”,

u shpreh Jolie asokohe. Ndërsa Pitt tha: “

Ne nuk e dinim sa kuptim kishte për ta”

.

Por në shtator të vitit 2016, aktorja bëri deklaratën shokuese që kishte nisur procedurat e divorcit. Prej 2 vitesh çifti ende nuk ka përfunduar prishjen e martesës, duke e kthyer këtë divorc në më të hidhurin e historisë së Hollywood-it.

Nëse mosmarrëveshjet do të vijojnë, “Brangelina” do të rezultojë më gjatë në proces divorci sesa i martuar.

Pavarësisht faktit që kostot juridike kanë arritur shifrën e 4 milionë paundëve, ende nuk ka asnjë shenjë mirëkuptimi për të arritur në një marrëveshje.

Sipas Dailymail, një burim tha se zgjidhja e divorcit të tyre nuk do të përfundojë shpejt, pasi ata nuk bien dakort në asnjë gjë.

Angelina Jolie pretendon kujdestarinë e plotë të Madox, Pax, Zahara, Shiloh dhe të binjakëve Konx dhe Vivienne.

Në qershor të këtij viti ajo u paralajmërua se do të mund të humbte kujdestarinë e tyre nëse nuk i jepte Brad Pitt numrat e telefonit të fëmijëve për të komunikuar pa mbikqyrje, në mënyrë që të krijontë një marrëdhënie të shëndoshë.

Javën e kaluar aktorja pretendonte se Brad nuk ka paguar mjaftueshëm për fëmijët që prej ndarjes së tyre. Por ky i fundit deklaroi se ka kontribuar me rreth 1.3 milionë dollarë në fatura, si dhe i ka dhënë hua Angelinas 8 milionë dollarë për të blerë shtëpinë e saj aktuale.

Në lidhje me komentet publike të saj, ai e cilësoi kërkesën e saj si “përpjekje e maskuar për të manipuluar raportimet nga media”. 54-vjeçari theksoi se gjithçka ndodhi vetëm për të “shtuar konfliktin”.

Sipas dokumenteve të gjykatës, më 7 Gusht ekipi ligjor i Angelina Jolie tha se kjo e fundit dëshiron ta “degëzojë” divorcin, pra ta ndajë në dy pjesë dhe të arrijë statusin e beqares brenda 4 muajsh.

Burime të afërta me 43-vjeçaren thanë se ajo është tejmbushur me inat dhe është bërë e paarsyeshme dhe qesharake. Ndërsa një mik  i Brad Pittit u shpreh se ajo ende e dashuron këtë të fundit, ndaj dhe nuk do që të heqë dorë kaq lehtë.

Ironia është që ky divorc mund të ishte relativisht i vogël dhe i shpejtë, pasi ata ishin të martuar për vetëm 2 vjet. Angelina Jolie ka të drejtën e gjysmës së pasurisë që Brad Pitt ka fituar përgjatë kësaj kohe dhe mirëmbajtje të vazhdueshme.

Por në vend të kësaj, ky divorc është shndërruar në një shfaqje publike jo të këndshme./

tvklan.al