Arrestimi i Bledar Ibarahimit i depërtuar nga Italia si person i rrezikshëm për rendin dhe sigurinë publike atje, pasi dyshohet të jetë i përfshirë me organizata terroriste në Itali dhe Egjipt, ka sjellë dhe reagimin e ministrit të Brendshëm, Matteo Salvini. Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, Salvini falenderon autoritetet shqiptare dhe është i prerë se nuk do të ketë asnjë lëshim nga kriminelëve.

Statusi i Matteo Salvinit:

Bledar Ibrahimi 28 vjeç u arrestua në Shqipëri, pasi kërkohej për terrorizëm ndërkombëtar. 

Në shtëpinë e tij në Milano janë gjetur pajisje kompjuterike, gjurmë të kontakteve me fundamentalistët islamikë dhe dokumente e video që lavdëronin xhihadin islamik. 

Hetuesit dhe policia jonë ka bërë një punë të shkëlqyer. Gjithashtu falënderoj policinë e Tiranës për punën mjaft të mirë. 

Asnjë lëshim ndaj kriminelëve dhe fanatikëve të cilët na sjellin luftë në shtëpinë tonë.

/tvklan.al