Temperaturat e larta  dhe infeksionet e favorizuara nga vapa kanë shtuar problemet shëndetësore tek fëmijët dhe të rriturit me sëmundje kronike. Mjekët pediatër thonë se janë mbi 20 raste në ditë që paraqiten për të marrë ndihmë mjekësore.

“Me rritjen e temperaturave vijnë edhe virozat problemet gastro- intestinale të fëmijëve. Grupmosha që preket më shumë është 0-3 vjeç, me të vjella, diarre, humbje oreksi”, thotë pediatrja Florinda Deliu.

Një tjetër problem që vihet re edhe tek frekuentuesit e plazheve dhe pishinave janë virozat e syrit si dhe infeksionet në lëkurë.

“Grupmosha më e prekur është 35-50 vjeç, janë paraqitur me puçra në qafë, si puçra alergjie dhe probleme në sy, si kruarje, lotim sysh dhe skuqje. Më shumë këto simptoma vihen re në  frekuentuesit e plazheve”, shprehet mjekja e familjes Rudina Blackori.

Bluzat e bardha rekomandojnë që të moshuarit, ata me sëmundje kronike, si dhe fëmijët të evitojnë ekspozimin në diell në pikun e temperaturave si dhe të konsumojnë sa më shumë lëngje.

Tv Klan