Në prangat e policisë bien Gëzim Mama, Hekuran Halili dhe Simon Stefa. Blutë sekuestrojnë drogën dhe armë

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga tre persona, të cilët ushtronin veprimtari kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta, kryesisht kokainë.

Në prangat e forcave të FNSH-së dhe Forcës së posaçme “Shqiponja”, kanë rënë Gëzim Mama, Hekuran Halili dhe Simon Stefa.

Nga hetimet e kryera është dokumentuar me prova ligjore veprimtaria kriminale e këtyre shtetasve, të cilët merreshin me shpërndarjen e kokainës në qytetin e Elbasanit.

Gjatë momentit të arrestimit policia bën me dije se janë sekuestruar dhe disa doza kokaine. Gjithashtu se gjatë kontrollit në banesën e 54-vjeçarit Stefa policia gjeti dhe sekuestroi dy armë zjarri pistoletë dhe një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza.

Të ndaluarve gjithashtu iu gjetën dhe 4 aparate celular të cilët përdoreshin për ushtrimin e veprimtarisë kriminale.

Gezim Mama dhe Hekuran Halili, akuzohen për prodhim dhe shitje narkotikësh së bashku me Simon Stefën. Këtij të fundit i shtohet akuza dhe e armëmbajtjes pa leje.

Klan News