18 të shtruar në spitalin infektiv

Infektimet e reja me Covid-19 kanë zbritur në minimum, e po ashtu edhe rastet aktive. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ne 24 orët e fundit u konfirmuan vetëm 7 persona me koronavirus, nga 2962 testime të kryera. Në Tiranë rezultuan 4 persona, në Lezhë 2 dhe në Has vetëm një person.

Sa i përket rasteve aktive janë vetëm 134 të tilla në të gjithë vendin. Për momentin Shkodra është qarku me prezencën më të madhe të Covid-it me 43 raste, e ndjekur nga Tirana me 41 dhe Berati me 15 raste aktive.

Edhe situata në spitale duket më e qetë pasi numri i pacientëve ka zbritur në 18, prej të cilëve 5 ndodhen në terapi intensive. Për fat të mirë edhe 24 orët e fundit mbyllen pa asnjë humbje jetë nga Covid.

9 qytetarë të tjerë janë negativizuar, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,888 që nga fillimi i epidemisë. 

Tv Klan