Asnjë humbje jete, 20 të shtruar në spital

Shqipëria vijon të mos shënojë asnjë viktimë dhe shifra sporadike me Covid-19. Sipas ministrisë  së shëndetësisë 2,618 testime të kryera  kanë rezultuar pozitivë 2 qytetarë, përkatësisht në Tiranë dhe në Berat.

Edhe  numri i të shtruarve në spitalin infektiv vijon të mbetet e ulët. Aktualisht po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit 23 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,865 që nga fillimi i epidemisë. 

Aktualisht në Shqipëri janë 143 raste aktive me Sars Cov2 pozitiv ku kryeson Shkodra me 43 raste.

Tv Klan