Atalanta dërrmoi Bologna duke e mundur 4 – 1. Një fitore që e mban ekipin bergamask mes më të mirëve. Në këtë sfidë bëri bujë edhe barazimi i një rekordi 87-vjeçar, 4 gola të shënuar brenda 15 minutave të parë në Serie A. Juventus ia kishte arritur ndaj Roma në Marsin e 1932.

“Nuk ishte menduar një nisje e tillë duke parë edhe bukurinë e golave, por djemtë po besojnë”

, tha trajneri i Atalantas.

Në këtë përballje, shqiptarët Berisha dhe Gjimshitit qëndruan në stol. Tek Atalanta synojnë së pari të sigurojnë një vend në Europë dhe më pas të shikojmë në tej. Gara është e fortë me Juventus dhe Napoli që udhëheqin këtë grup, përpjekjet duhet të bëhen për dy vendet e mbetura. Renditja ku kanë mbetur edhe 8 javë mban me shpresë disa ekipe Inter, Milan, Atalanta, Lazio, Roma apo Torino.

Tv Klan