Kreu i grupit të PS: Duhet pritur rezultati i hetimeve për krime zgjedhore

Vendosmërinë për shkarkimin e presidentit e shprehu edhe njëherë kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Në lidhje me kallëzimet e opozitës për krime zgjedhore në SPAK, Balla u shpreh se duhet pritur rezultati i hetimeve.

Taulant Balla nuk komentoi qëndrimin që do të mbajë opozita në lidhje me njohjen ose jo të rezultatit te zgjedhjeve të 25 Prillit, por përsëriti qëndrimin e Partisë Socialiste për një qasje të re me pakicën në kuadër të miratimit të reformave të rëndësishme për vendin.

Klan News