Debutimi i Mario Balotelli me skuadrën e tij të re Olympique Marseille i dha sulmuesit dy shije të ndryshme, të thartë dhe të ëmbël.

SuperMario u fut në lojë në minutën e 74′ dhe shënoi në minutat e fundit të ndeshjes, po nuk mundi ta ndalonte humbjen e skuadrës së tij. Ndaj Lille, Marseille pësoi 2-1. Sfida e parë ku mori pjesë sulmuesi italian i pati të gjitha brenda.

Sistemi VAR u aktivizua në dy raste për të anuluar një gol dhe për të akorduar një penallti. Tifozët vendas që njihen si nga më të papërmbajtshmit, hodhën mjete plasëse në stadium dhe sfida u ndërpre për disa minuta pasi vetë futbollistët e Marseillë shfaqën shenja se nuk mund të luanin në kushte të tilla.

Takimi u ndërpre në minutën e 58′. Arbitrit iu deshën 20 minuta për të marrë vendimin për rinisjen e lojës.  situata për të zotët e shtëpisë u përkeqësua kur mbetën më 10 lojtarë që prej minutës së 67′.

Lillë shënoi edhe një herë në minutën e 94′, ndërsa goli i Balotelli në të 96′ shërbeu vetëm sa për një kënaqësi të vogël personale për futbollistin.

Tv Klan