Një shpërthim me lëndë eksplozive ka ndodhur në një banesë në zonën e “Vasil Shantos” në kryeqytet. Sipas informacioneve paraprake nga policia, ngjarja ka ndodhur në një banesë në kat të dytë.

Tritoli ishte vendosur në derën e jashtme të apartamentit. Nga burimet mësohet se banesa është në pronësi të V.S. Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar dhe as dëme materiale. Në vendngjarje kanë shkuar forcat policore dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur këtë rast.

Njoftimi paraprak i Policisë së Tiranës:

Rreth orës 21:10, në rrugën “Mihal Popi”, në katin e dytë të një pallati, ka shpërthyer dyshohet nga lëndë e dyshuar plasëse, dera e jashtme e banesës së nje shtetasi. Janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. /

tvklan.al