Vrasja e afro amerikanit në Minesota ka bërë që yjet e showbiz-it të ndërgjegjësohen dhe të reflektojnë në lidhje me çështjen e racizmit. Modelja Emily Ratajkowski dhe bashkëshorti nuk kanë munguar tek protestat që kanë shpërthyer kundër racizmit, duke e mbështetur masivisht.

Nisur nga fushtata “Black Live Matters”, bashkëshorti i modeles së njohur, Sebastian Bear-McClard përmes një postimi në Twitter ka kërkuar falje publike për të gjitha herët që kishte përdorur një term racist.

Sebastian kishte theksuar se ka mësuar shumë rreth racizmit gjatë kohët e fundit. Edhe Emiliy ka qenë një mbështetëse e fushatës ‘Black Lives Matter’ duke dalë në protesta, si dhe duke u bërë pjesëmarrëse në disa platforma në rrjete sociale.

Klan Plus