Të paktën 16 të vdekur në Indi

Një avion i Air India Express me 191 persona në bord u rrëzua në një aeroport në shtetit jugor të Kerala, duke i marrë jetën të paktën 16 personave. Avioni i cili ishte rrugës për në Dubai, sipas asaj që shkruan BBC, doli jashtë piste dhe u nda në dysh gjatë uljes në aeroportin e Calicut.

Shërbimet e emergjencës dhe kërkim shpëtimit shkuan menjëherë në vendngjarje. Pjesa më e madhe e personave që ndodheshin në bordin e Boing 737 janë evakuuar. Sipas autoriteteve atje, të paktën 35 persona janë transportuar në spital pasi kanë mbetur të plagosur.

Kompania ajrore tha se në bord ndodheshin 184 pasagjerë, përfshirë 10 fëmijë, si dhe 7 anëtarë të ekuipazhin, prej të cilëve 2 pilotë.  

Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil deklaroi se avioni ra në një luginë dhe u nda në dysh pasi rrëshqiti në anë, në fund të pistës. Pamjet e publikuara në mediat indiane tregojnë avionin e ndarë në dysh dhe njerëz që kërkojnë nëpër rrënoja.

Aksidenti ndodhi rreth orës 19:00 me orën lokale, në një kohë kur rajoni është përfshirë nga shira të dendur. Në zonë ka pasur përmbytje e rrëshqitje të shumta të dheut.

Kryeministri indian, Narendra Modi tha se ndihej i hidhëruar nga ngjarja./tvklan.al