Sipërfaqet akullnajore në botë po zvogëlohen vit pas viti. Pak ditë më parë Shërbimi Kanadez i Akullit njoftoi se ka rënë masivi më i madh i akullit, i cili ishte i paprekur.

Mali i Akullit Milne është në skajin e ishullit Ellesmere, në territorin e paktë të populluar kanadez të Nunavut.

“Qytetet e tëra janë me atë madhësi. Këto janë copa të mëdha akulli”, tha Luke Copland, një glaciolog në Universitetin e Otavës i cili ishte pjesë e ekipit hulumtues që studionte masivin e Akullit Milne.

Sipas tij zona e akullit u tkurr për rreth 80 kilometra katrorë. Për krahasim, ishulli i Manhattan në New York mbulon afërsisht 60 kilometra katrorë. Por edhe shumë sipërfaqe të tjera, pritet të zhduken brenda 10 viteve të ardhshëm.

Arktiku ka qenë duke u ngrohur me dy herë më shumë se niveli global për 30 vitet e fundit, për shkak të një procesi të njohur si amplifikim i Arktikut. Por këtë vit, temperaturat në rajonin polar kanë qenë intensive. Akulli i detit polar arriti masën e tij më të ulët në Korrik. Nxehtësia dhe zjarret e regjistruara që kanë djegur Rusinë Siberiane kanë sjellë pasoja të dëmshme.

Sipas ekspertëve, veçanërisht në Arktikun Kanadez këtë vit temperaturat që janë shënuar kanë qenë 5 gradë Celsius mbi mesataren 30-vjeçare.

Kjo ka kërcënuar masive më të vogla akulli, të cilat mund të shkrihen shpejt sepse nuk kanë pjesën të madhe që akullnajat më të mëdha duhet të qëndrojnë të ftohtë. Ndërsa zhduket një akullnajor, ekspozohet më shumë shtrati i tij, i cili më pas nxehet dhe përshpejton procesin e shkrirjes.

Klan Plus