Licencohen 33 laboratorë privatë për testimet për Covid

Ministria e Shëndetësisë ka licencuar 33 laboratorë privatë për testime për Covid-19. Nga java e ardhshme këto institucione private do të fillojnë me testime.

Ndërkohë në 24 orët e fundit ka rënie të lehtë të të prekurve me koronavirus. Janë regjistruar 181 raste të reja ndërsa të vdekur janë 3 persona.

Numri i përgjithshëm i të prekurve me koronavirus në Kosovë është 9 869, ndërsa 3 691 raste janë aktive.

Tv Klan