Skitarja zviceriane kryeson në Kupën e Botës

Bashkëshortja e futbollistit të mirënjohur nga Kosova, Valon Behrami, ka arritur një fitore të madhe në garat e Kupës së Botës në skijimin alpin dhe mori edhe kryesimin në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës.  

Skitarja zviceriane, Gut Behrami fitoi për herë të dytë garën e disiplinës së lëshimit, në Val di Fassa të Italisë.

Ishte triumfi i dytë Brenda 24 orëve në këtë disiplinë.

Fituesja e çmimit “Crystal Globe” në vitin 2016, dy herë kampione e botës, dha paraqitje brilante. Ishte 1.29 sekonda më e shpejtë se rivalja kryesore Petra Vlhova, e cila e humbi vendin e parë në renditje nga Gut Behrami të premten.

Bashkëshortja e Valon Behramit fitoi për herën e shtatë në 11 garat e fundit. Tani ka 107 pikë më shumë se Petra Vlhova e cila u rendit në vendin e 12-të. Deri në fund kanë mbetur edhe nëntë gara për t’u zhvilluar.

Klan News