Lajme Arkiva 2004

Bashkia e qytetit të Gjirokastrës ka protestuar për bllokimin e  41 milionë lekëve nga Ministria e Rinisë, Kulturës dhe Sporteve. Fondet që ishin akorduar për restaurimin e qytetit të Gjirokastrës, janë bllokuar me argumentin se nuk ka firma të specializuara për të bërë këtë lloj restaurimi.

Por bashkia si për të demonstruar të  kundërtën, në mbledhjen jashtë radhe ka aprovuar restaurimin e kalasë, shtëpisë së Babaramos, Babametës, qafës së pazarit si dhe dy fasadave të qytetit, ndërkohë ka vendosur që projektet të zbatohen nga Drejtoria Rajonale e Monumenteve të Kulturës.

Flamur Bime: Sipas një urdhri të ministrit janë të bllokuar për disa nga arsyet që unë për veten time nuk i kuptoj dhe nuk i mendoj. Njëkohësisht, unë jam i shqetësuar për sa u përket implementimit të këtyre fondeve, sepse, jo vetëm që në këtë moment është bllokimi i tyre, por me mënyrën se si ata kanë menduar për ti realizuar këto fonde, unë mendoj se do të ketë një vështirësi dhe mosrealizim të tyre, për arsye se këto fonde ndryshe nga menaxhimi i fondeve që bën ligji për menaxhimin e fondeve publike dhe vendimet përkatëse për këtë ata këtë menduar që ti realizojnë këto, duke grumbulluar specialistë nga rrethe të  tjera dhe duke ja lënë  këto Drejtorisë Rajonale të Monumenteve  të Kulturës. Gjë e cila do të sjellë një sërë vështirësish dhe pengesash./tvklan.al