Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Dollari amerikan pati një zhvlerësim të lehtë kundër monedhës europiane dhe jenit japonez gjatë ditës së sotme, duke arritur në nivelet 1 euro e barabartë me 1.21 dollarë. Duke pasur parasysh këtë tendencë të lehtë zhvlreësimi të dollarit gjatë ditëve të fundit, specialistët mendojnë se ky ishte vetëm një korrektim natyral pas forcimit me rreth 3% kundrejt euros, sterlinës dhe frangës zvicerane gjatë javës së kaluar.

Gjatë kësaj jave do të jenë të dhënat mbi ekonominë amerikane ato që do të përcaktojnë drejtimin e ri të lëvizjes në bursat ndërkombëtare. Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare në tregun tonë të brendshëm valutor monedha jonë kombëtare ka qenë pak a shumë e stabilizuar./tvklan.al