Bayern München dhe Arsenali do të përballen në çerekfinalen e kthimit të Ligës së Kampioneve në “Allianz Arena” mbrëmjen e së mërkurës. Sfida e parë në Londër mes të dyja ekipeve përfundoi 2-2.

Gjermanët janë në një moment të mirë, ndërsa në 4 takimet e fundit janë të pamposhtur me 3 fitore dhe 1 barazim.

“Topçinjtë” synojnën fitoren e parë kundër bavarezëve që nga viti 2015. Në përballjet mes tyre, Bajern ka 17 fitore dhe 5 humbje.

Për rekordmenët gjermanë është dalluar Heri Kejn me 7 gola në Ligën e Kampioneve, me rendimentin më të mirë në kompeticon.

Saka, Trossard dhe Gabriel Jesus kanë qenë lojtarët më produktivë të Arsenalit në këtë sezon të Ligës së Kampionëve, duke shënuar secili katër herë.

Në katër sfidat e fundit në shtëpi në Europë Bajenri ka 23 fitore dhe 1 barazim.  Kurse anglezët në transfertë në Europë kanë 1 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje.

Në 6 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet, bavarezët kanë realizuar 19 gola dhe kanë pësuar 10.

Ndërsa anglezët në 6 sfidat e fundit kanë shënuar 8 gola dhe kanë pësuar 4.

Klan News