Spanja triumfoi pastër me rezultatin 3-0 ndaj Kroacisë, në ndeshjen e parë të grupit B, në Europian. Iberikët ishin dominues gjatë gjithë kohës dhe ia dolën të triumfojnë pa shumë vuajtje.

Morata zhbllokoi takimin në minutën e 29-të, ndërsa 3 minuta më vonë, ishte Fabian Ruiz, që dyfishoi shifrat.

Në fundin e pjesës së parë Carvajal, shënoi të tretin, për të vulosur ndeshjen në 3-0. Pjesa e dytë ishte e qetë, me Kroacinë që gjeti rrugën e rrjetës me Petkovic, por u anulua për pozicion jashtë loje.

Të gjitha ndeshjet e Euro 2024 mund t’i ndiqni ekskluzivisht në ekranin e Tv Klan./ tvklan.al


SPANJËKROACI 3-0

Morata 29′, Ruiz 32′, Carvajal 47′


Ndeshja minutë pas minute:

90+5′- Mbyllet takimi!

90′- Akordohen 5 minuta shtesë!

80′- Anulohet goli i Kroacisë. Simon pret penalltinë e Petkovic, por në vazhdim të aksionit, Perisic pason në zonë dhe Petkovic këtë herë nuk gabon, duke shënuar. Pas rishikimit në VAR, goli anulohet për pozicion jashtë loje.

78’- Penallti për Kroacinë. Gafë e pafalshme e portierit Simon, që gabon në largimin e topit dhe e dorëzon te Kramaric. Sulmuesi me portën e boashatisur, ndalet nga Rodri dhe fiton penallti.  

77’- Perisic provon me një krosim me të djathtën, me topin që shkon në duart e Simon.

73’- Provon Olmo, por gjuajtja nuk ka rrezikshmërinë e madhe dhe ndalet pa probleme nga Livakovic.

67’- Morata shfaq probleme dhe largohet nga fusha për t’i lënë vendin Oyarzabal. Në fushë edhe Merino, në vendin e Williams.

65’- Largohen Modric dhe Kovacic, ndërsa në vendin e tyre futen Pasalic dhe Sucic.

59’- Mbyllet ndeshja për Pedrin, që zëvendësohet nga Olmo.

57’- Zëvendësimi i parë te Kroacia, largohet Budimir, për t’i lënë vendin Perisic.

55’- “Dridhet” porta e Spanjës! Kroatët i afrohen golit në tre raste, por topi largohet mbi vijën fatale.

52’- E pabesushme çfarë ka humbur Yamal, me sulmuesin që nuk i beson syve, kur sheh gjuajtjen e tij të ndalet nga Livakovic.

51’- Kroacia e nis në sulm dhe kërkon të rihapë sfidën. Kramaric, lë një top për Gvardiol, i cili provon menjëherë, por ndalet në zonë.

45′- Nis pjesa e dytë e takimit. Nuk ka zëvendësime.

Mbyllet pjesa e parë!

45+2’- Goooool Spanja 3-0! Carvajal gjen rrugën e rrjetës. Mbrojtësi nuk fal në zonë, pas krosimit të marrë nga Yamal.

Akordohen 2 minuta shtesë!

45’- Kramaric tenton me një gjujatje të fortë, por nuk ka saktësinë e duhur dhe topi shkon jashtë.

41’- Te Kroacia nuk i besojnë syve! Gvardiol humb një rast të pastër shënimi, me mbrojtësin që pak metra larg portës, nuk e arrin dot topin për ta devijuar.

39’- Pedri merr një goditje të fortë nga topi në fytyrë dhe bie në fushë. Duhet ndërhyrja e mjekësve, për të ndihmuar mesfushorin.

36’- Cucurella gabon gjithçka nga e majta, duke e gjuajtur topin shumë larg portës.

33’- Reagon Kroacia, me Brozovic që bën një gjuajtje të bukur në zonë, por ndal Simon me një pritje spektakolare.

32’- Goooool Spanja 2-0! Iberikët nuk ndalen, me Fabian Ruiz, që kalon tre lojarë dhe me të majtën e ndal topin në fudnin e rrjetës.

29’- Goooool Spanja 1-0! Zhbllokohet sfida, me Alvaro Mortën, që merr një vertikalizim të bukur nga Ruiz dhe i vetëm me portierin nuk gabon.

22’- Rasti i parë i rrezikshëm për kroatët. Stanisic hedh një top në zonë nga e djathta dhe Budimir provon me kokë, me topin që shkon mbi traun e portës.

21’- Aksion shumë i bukur nga Kroacia, me Budimir, që niset shpejt pas një vertikalizimi, por Simon lexon gjithçka dhe ndal rrezikun.

16’- Mundësi e mirë për Kroacinë, me Majer që fiton goditje dënimi në afërsi të zonës së rreptësisë. Majer provon me një krosim nga e djathta, por Morata largon rrezikun me kokë.

14’- Yamal futet bukur dhe tenton të rrezikojë, por sulmuesi spanjoll bie në zonë pas një kontakti të lehtë dhe humb topin.

13’- Kroacia provon të dalë në sulm me Gvardiol që bllokohet në momentin e fundit nga mbrojtësi Carvajal.

7’- Spanja krijon rastin e parë të rrezikshëm, me Moratën, që provon me një gjuajtje të bukur në hyrje të zonës, por pret Livakovic pa shumë probleme.

6’- Insiston Spanja me Carvajal, që hedh një top në zonë, por largohet rreziku nga mbrojtësit kroatë.

3’- Spanja provon të rrezikojë me Moratën, por Livakovic, del dhe ndërpret aksionin.

Starton takimi!


FORMACIONET ZYRTARE

Spanja: Simon, Carvajal, LeNormand, Nacho, Cucurella, Pedri (Olmo), Rodri, Ruiz, Yamal, Morata (Oyarzabal), Williams (Merino).

Kroacia: Livakovic, Gvardiol, Pongracic, Sutalo, Stanisic, Modric (Pasalic), Brozovic, Kovacic (Sucic), Kramaric (Petkovic), Budimir (Perisic), Majer.