Aktori i humorit, Rezart Veleshnja, në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, deklaroi se në Dortmund ishin 100 mijë shqiptarë për ndeshjen me Italinë, 50 mijë në stadium dhe të tjera jashtë nëpër hotele.

Veleshnja tha se nuk ka vend për ironi, sepse shqiptarët shpenzuan shumë për të ndjekur Kombëtaren.

“Janë nxjerrë statistikat. 50 mijë shqiptarë kanë qenë në stadium dhe 50 mijë shqiptarë ishin jashtë në hotele. Kjo është e konfirmuar nga vetë ata që bëjnë statistikat në Gjermani. Me gjithë këto shpenzime, doja t’i thoja atij mbrojtësit se të rruajmë ne, që lamë lekët për të ndjekur Kombëtaren. Nuk është e nevojshme për ironi kur 100 mijë shqiptarë shpenzojnë për atë Kombëtare.”, deklaroi Veleshnja./ tvklan.al