Spanja dhe Kroacia, përballen mes tyre, në ndeshjen e parë të Grupit B, në Europian, aty ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Dy kombëtaret do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, për ta nisur turneun në mënyërn më të mirë të mundshme.

Pak minuta para fillimit, trajnerët De La Fuente dhe Dalic, kanë zbuluar formacionet zyrtare, me të cilat do të zbresin në fushën e lojës.

Ndeshja Spanjë-Kroaci, por edhe të gjitha takimet e tjera të Euro 2024, do të transmetohen ekskluzivisht në ekranin e Tv Klan.

FORMACIONET ZYRTARE

Spanja: Simon, Carvajal, LeNormand, Nacho, Cucurella, Pedri, Rodri, Ruiz, Yamal, Morata, Williams.

Kroacia: Livakovic, Gvardiol, Pongracic, Sutalo, Stanisic, Modric, Brozovic, Kovacic, Kramaric, Budimir, Majer.