Sulmuesi francez sapo ishte kthyer nga pushimet, duhet të vendoset në karantinë

Karim Benzema është infektuar me COVID-19. Sulmuesi i Real Madridit rezultoi pozitiv dhe tani duhet që të karantinohet.

Futbollisti pas pjesëmarrjes në kampionatin evropian me kombëtaren franceze ishte me pushime, ndërkohë që u kthye në ekip për të rinisur përgatitjet për sezonin e ri me “Galaktikët”.

Pas karantinës, Benzema do të duhet që t’i nënshtrohet testeve të reja, për të parë nëse e ka kaluar ose jo COVID-19.

Ndërkohë gazeta sportive spanjolle “Marca” raporton se futbollisti do të nënshkruajë një kontratë të re me madrilenët deri në vitin 2023.

Kontrata aktuale përfundon në Verën e 2022.

Por tani, ka një tjetër shqetësim për futbollistin, të lëjë pas sëmundjen. Në të kundërt, me skuadrën nuk bashkohet dot.

Klan News