Ish-Kryeministri Sali Berisha denoncon zhdukjen e sasisë prej 613 kg kokainë që u kap një vit më parë në Durrës. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha thotë se sasia e madhe e kokainës së sekuestruar është shitur në Itali.

Për këtë ngarkesë të madhe droge që u bllokua gjatë aksionit policor vitin e kaluar, është arrestuar në Gjermani Arbër Çekaj, i dyshuar si nga njerëzit kryesorë të trafikut të kësaj sasie lënde narkotike.

Postimi në Facebook i ish-Kryeministrit Sali Berisha:

Denoncohet zhdukja e 613 kg Kokainë!

Transporti i tyre për në Itali!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Zoti Sali Berisha përshëndetje si je mir? Nuk e di a ke informacion për 613 kile kokainë që është kapur në 2018 në Durrës. Të gjitha janë nisur në Itali dhe janë shitur të gjitha, di shumë mirë kush kamionist i ka transportuar.

/tvklan.al