Kur janë numëruar 99 përqind të votave, kandidati demokrat Joe Biden kryseson në Georgia me rreth 900 vota.

Gara në këtë shtet, me 16 vota elektorale është tepër e rëndëisshme, pasi jo vetëm që do ta bënte më të lehtë rrugën drejt fitores për Biden, por do t’ia bënte thuajse të pamundur Trump fitoren.

Rezultati ishte ‘kokë më kokë’ më herë, ku Trump kryesonte me 600 vota, por duket se edhe në këtë shtet Biden ka fituar terren.

Fitorja e Trump duket edhe më e vështirë në këto momente. Edhe nëse ai do të fitonte të gjitha shtetet e mbetura, që siç janë gjërat momentalisht ka pak gjasa të ndodhë, ai do të merrte vetëm 269 vota elektorale, duke i vënë kandidatët përballë njëri-tjetrit me një barazim të paprecedentë.

Marrja e Georgias do të ishte moment shumë i rëndësishëm. Që prej vitit 1964 ky shtet ka votuar për demokratët vetëm 4 herë, e fundit në 1992 për Bill Clinton. Nëse këtë vit voton për Biden, Georgia do të ishte një ishull blu në mes të një deti të kuq në hartën elektorale, e rrethuar nga shtete republikane./tvklan.al