Një ekipi të Organizatës Botërore të Shëndetit e cila do të investigojë origjinën e Covid-19 në qytetin e Wuhanit, i është mohuar hyrja në Kinë.

Dy anëtarët ishin nisur drejt Kinës, ndërsa OBSH-ja doli më vonë dhe deklaroi se problemi kishte lidhje me disa paqartësi me vizën.

Sidoqoftë qeveria kineze ka thënë se detajet e vizitës, duke përfshirë datat nuk janë planifikuar ende.

Hetimi është pranuar nga Pekini pas disa muajsh negociata me OBSH-në. Virusi u pikas për herë të parë në Nëntor të 2019-ës në Wuhan. Shpërthimi fillestar i virusit lidhet me një treg.

Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se ishte i zhgënjyer nga sjellja e autoriteteve kineze të cilat nuk kanë finalizuar ende lejet për ekipet.

Qëllimi i OBSH-së është të zbulojë se nga cila kafshë doli virusi dhe si u kalua më pas tek njerëzit. Muajin e kaluar u shpall njoftimi se hetimi do të nisë në Janar të 2021-shit.

Origjina e virusit është diskutuar shumë mes vendeve të ndryshme. Disa ekspertë mendojnë se tregu në Wuhan mund të mos ketë qenë origjina, por aty është amplifikuar./tvklan.al