“Me rëndësi dënimi në OKB i sulmit rus në Ukrainë”

Në letrën e urimit që presidenti amerikan Xho Bajden i ka dërguar Aleksandër Vuçiçit për rizgjedhjen si president i Serbisë, një vend të veçantë zë Kosova. Kreu i Shtëpisë së Bardhë i kërkon Beogradit të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën. Biden ka kërkuar nga Vuçiç që të bëjë përparim në promovimin e paqes dhe stabilitetit në të gjithë rajonin.

Joe Biden: Këtu përfshihen ndërmarrja e hapave proaktivë, përfshirë kompromisin kur kjo kërkohet me qëllim normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, nëpërmjet dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë ngushtë me ju, Prishtinën dhe partnerët tanë të Bashkimit Evropian për të arritur këtë qëllim të rëndësishëm.

Një tjetër çështje është lufta në Ukrainë ku Presidenti amerikan vë në dukje se këto janë “kohë të një rëndësie kyçe për Evropën” dhe përshëndet faktin që Serbia iu bashkua një grupi prej 140 demokracish nga e gjithë bota në Kombet e Bashkuara duke dënuar agresionin rus.

Tv Klan