Vendimi pas ankimimit të një futbollisti kroat

Merkato e Kukësit është e bllokuar nga FIFA me një vendim të 29 Janarit të këtij viti. Shkak është bërë mosshlyerja me 8 mijë euro e futbollistit kroat, Filip Zderiç, pjesë e skuadrës në sezonin 2018-2019. Klubi reagoi zyrtarisht duke sqaruar se çështja i ka kaluar Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.

Në reagim thuhet se lojtarit i ishte komunikuar që të bashkohej me grupin në grumbullim, mirëpo ai kishte refuzuar me më pas klubi dënoi duke që të stërvitej me Kukësin B. Sipas klubit të Kukësit, Zderiç nuk e kishte përfillur këtë masë duke u larguar nga Shqipëria, në shkelje të kontratës dhe njëkohësisht duke bërë një denoncim me pretendimin se nuk është paguar.

Një situatë që ndodh para kupave të Europës dhe kur të hënën Skënder Gega do të nisë punën si trajner. Klubi jep garanci se ka të drejtë në ankimimin e bërë në CAS.

Tv Klan