Burgim të përjetshme dha Gjykata e Krimeve të Rënda për Fatjon Karmeshtnën, autor i vrasjes së Suela Sulës 3 vite më parë në Shkodër. 36-vjeçari, sipas hetimeve, e kreu krimin me porosi të bashkëshortit të viktimës Sadedin Sula, i cili është dënuar po me të njëjtën masë dënimi nga Shkalla e Parë.

Gjatë gjykimit, Prokuroria solli prova të cilat faktonin se Karmeshtna është personi që ka mbytur me duar nënën e 3 fëmijëve në tualetin e mobilierisë së familjes Sula në Shkodër. Prova kryesore ishte analiza e ADN-së, që faktoi se 36-vjeçari ishte autor i krimit të rëndë.

Në thonjtë e viktimës u gjetën mbetje, të cilat u krahasuan me ato të të pandehurit, të cilat përputheshin plotësisht. Provë tjetër mbi të cilën u bazua gjykata ishte dhe një regjistrim audio i bërë nga telefoni i viktimës.

Në atë material dëgjohej Sadedin Sula duke i thënë Karmeshtnës së kishte dyshime se e shoqja e tradhtonte. Sipas tij, ajo do të ndahej me të dhe do t’i merrte gjysmën e biznesit.

Fatjon Karmeshtna ishte punëtor në mobilieri dhe sherri i fundit mes çiftit Sula kishte qenë pikërisht ai, pasi Sula i kishte kërkuar bashkëshortit ta largonte nga puna. Provë tjetër mbi të cilën u bind gjykata për të dhënë këtë dënim kapital ishin edhe dëshmitë e fëmijëve të viktimës, të cilët treguan se shpesh ata dhunoheshin nga babai i tyre.

Tv Klan