Mehmetaj mohon akuzat për përfshirje në krim

Hidajet Mehmetaj, një prej të dyshuarve si ekzekutor i Ridvan Ramazanit, është lënë në burg nga Gjykata e Shkodrës.

Seanca e zhvilluar mëngjesin e kësaj të marte u zhvillua nën masa të forta sigurie, ndërkohë që vetë Mehmetaj nuk ka pranuar përfshirjen e tij në vrasjen që ndodhi 28 Nëntorin e vitit të shkuar.

Hidajet Mehmetaj u arrestua vetëm 3 ditë më parë, në një nga lokalet e fshatit Mushan të Shkodrës, teksa në arrati vijon të jetë vëllai i tij Duel Mehmetaj.

Policia ra në gjurmët e autorëve pas zbardhjes së kamerave të sigurisë të bizneseve në zonë duke identifikuar personat që morën pjesë në krim.

Sipas Prokurorisë, motiv i krimit është bërë një konflikt i vjetër mes 2 familjeve.

Tv Klan