Kreu i Konfindustrias, Gjergj Buxhuku, duke analizuar mbledhjen e plot 1.15 miliardë eurove në ndihmë të Shqipërisë për rindërtimin pas goditjes nga tërmeti, tha se pas kësaj fshihen vendime politike.  

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan për të diskutuar për rezultatet e Konferencës së Donatorëve, ai tha se nuk të jep askush para nëse nuk ka një plan politik.

“Diku tek 75% janë në formën e huave dhe kredi, tek 300 milionë janë të hëna në formën e granteve. Shpjegimi që mund të jepen janë të tilla: në radhë të parë BE, se ai ishte dhuruesi kryesor, mendoj se është një ndryshim politike i BE. Ata e kanë kuptuar që vende si Shqipëria e kanë të vështirë për ta marrë veten nga dëme të tilla dhe ata do ta përdorin momentin e tërmetit në Shqipëri, si pikë për të filluar një plan Marshall… dhe së dyti lidhet me perspektivën e integrimit të Shqipërisë në BE. Këto janë vendime politike, nuk të fal asnjëri para nëse nuk ka një synim të qartë politik. Kjo është e qartë!

Një pjesë e madhe e këtyre shteteve e kanë thënë që do jenë me projekte që do t’i menaxhojnë vetë. Ata e kanë thënë që këto janë projekte.

Element tjetër shumë i rëndësishëm, pse them unë që kemi një element politik të fortë të BE, është fakti që për herë të parë, dhe kjo është për tu lavdëruar, është fakti që një nga bankat ka planifikuar një sasi të konsiderueshme parash për biznesin, këtu kemi një pikë kthese në strategjinë sesi BE edhe me rregullat e reja, ka planifikuar për vende si Shqipëria”. /tvklan.al