17 shtete lejojnë lëvizjen e shqiptarëve

Çekia heq të gjitha kufizimet e udhëtimeve gajtë sezonit të Verës. Duke filluar nga e hëna kushdo që do të udhëtojë drejt Çekisë duhet të jetë i pajisur vetëm me maskë.

Testi dhe vaksinat nuk janë detyrim. Por për të mos patur probelme në aeroporte, Ministria e Jashtme e Shqipërisë rekomandon që qytetarët shqiptarë të kryejnë testin e antigenit ose PCR përpara udhëtimit. 

Me certifikatën e vaksinimit udhëtohet drejt Turqisë, Greqisë, Hungarisë, Spanjës , Bullgarisë dhe Gjermanisë, por vaksinat duhet të jenë coronavac, AstraZeneca, Pfizer apo Sputnik.

Në total janë 17 shtete që lejojnë udhëtimet me dokumentet e mësipërm, ndërsa pa nevojën e tyre udhëtohet në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Tv Klan