Vendimi të mërkurën edhe për Vlorën e Beratin

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka vendosur ta shtyjë për të mërkurën vendimmarrjen për kërkesat për ripërsëritje të zgjedhjeve bërë nga opozita për qarqet Gjirokastër, Berat dhe Vlorë.

Përfaqësuesit politikë të opozitës dhe shumicës socialiste në këtë organ, debatuan duke ndarë qëndrime të ndryshme për raportin e të dhënave të marra nga pajisjet e identifikimit biometrik ku për Gjirokastrën dyshohet se 74 persona të kenë kryer votim të dyfishtë.

Dhe vetë anëtarët e KAS për këtë rast ndanë këndvështrime të ndryshme, ndaj u kërkua shpjegime nga zv/komisionerja Lealba Pelinku, përgjegjëse për teknologjinë në zgjedhje.

KAS hodhi poshtë gjatë shqyrtimit të kërkesës ankimore të PD e LSI për Vlorën për prova të reja nga institucionet, por do të pranojë ashtu si për Gjirokastrën raportin me kryqëzimin e të dhënave PEI.

Por demokratët në një deklarate nga selia blu refuzimi që i është bërë nga KAS kërkesave të opozitës për prova shtesë cilësohet si shkelje të standardeve zgjedhore.

Tv Klan