Për Orges Shehin i cili ka luajtur për Partizanin në të kaluarën, do të jetë derbi i parë në rolin e trajnerit. Me Tiranën ka patur rezultate të mira javët e fundit dhe duke u mbështur në atë lojë do të synojë suksesin edhe me të kuqtë këtë të shtunë në “Selman Stërmasi”.

“Nuk se kemi luajtur keq sidomos me Kukësin, përjashto vetëm ndeshjen e Teutës, por ndeshje të tjera kemi qenë mirë. Ne duhet të futemi në fushë me atë grintë dhe atë shpirt gare që na ka karakterizuar këto javët e fundit, por duhet të kemi përqëndrimin dhe vlerësimin në çdo situatë të vogël”.

Mungesat janë një problem edhe kësaj here për Tiranën, pasi kapiteni Batha nuk është riaftësuar, ndërsa Torassa pati probleme në stërvitje.

“Me vjen keq që nuk e kam një herë skuadrën të plotë”.

Orges Shehi tha për Tv Klan se e shikon një sfidë të vështirë deri në fund, por që do ta provojnë për të shkuar në krye.

“Kemi një garë shumë të forte, kemi kundërshtarë për t’u arritur nuk janë pak, por 4 skuadra dhe objektivi im është ndeshje pas ndeshje që të ngjitemi aty ku e meritojmë”.

Tirana aktualisht është 7 pikë larg vendit të parë Vllaznisë.

Tv Klan