Ekspertët: E rrezikshme, drejtuesi humbet reflekset

Mazhoranca në amendamentet që ka paraqitura në Kuvend për ndryshimin e Kodit Rrugor propozon ndër të tjera që mosha e lejuar për drejtuesit e e automjeteve të transportit publik të rritet nga 65 në 70 vjeç.

Por për ekspertët ky ndryshim mund të përbëjë rrezik dhe të ulë parametrat e sigurisë në rrugë.

Eksperti i sigurisë rrugore, Islam Qibini thotë se pas moshës 65 vjeçare fillon humbja e reflekseve në drejtimin e makinës.

Ndalur tek propozimet e tjera, eksperti i sheh si pozitive ndryshimet, sidomos ashpërsimin e kodit për shoferët që kanë më pak se 3 vite me leje drejtimi.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm i propozuar nga socialistët në Kuvend është edhe zgjatja e afatit të vlefshmërisë së patentës nga 10 në 15 vjet. Për herë të fundit, Kodi Rrugor në Shqipëri u ndryshua në Qershor të 2021. Pjesa më e madhe e ndryshimeve u karakterizua tek rritja e vlerave të gjobave, të cilat u shumëfishuan. 

Tv Klan