Ndonjëherë fati nuk është me ty… I tillë është edhe rasti i një korrieri i cili me furgonin që transportonte drogë u përplas me një makinë të policisë rrugore. Mjeti ishte i parkuar jashtë një stacioni policie në Sidnei të Australisë.

28-vjeçari e kishte mbushur furgonin me një sasi të madhe metamfetamine, vlera e së cilës shkonte në 140 milionë dollarë. Sipas BBC, ai udhëtonte me shpejtësi të lartë dhe pasi përplasi makinën e policisë u largua nga vendngjarja. Megjithatë ai u arrestua 1 orë më vonë në Eastwood, në veri të Sidneit.

Kontrolli i ushtruar në furgonin e tij çoi në zbulimin e plot 237 kilogramëve metamfetaminë. Autoritetet thanë se nga aksidenti nuk pati të dëmtuar, megjithatë makina e policisë pësoi dëme të konsiderueshme.

Metamfetamina kristal, që ligjërisht njihet si akull, konsiderohet si një prej drogave të jashtëligjshme më të zakonshme dhe më të dëmshme në Australi.

Çmimi i saj në këtë shtet është ndër më të lartët në botë, duke bërë tregtia e saj nga grupet e organizuara kriminale atje të vijë gjithnjë e në rritje./tvklan.al