Novak Djokovic mundi Rafa Nadal të dielën në finalen e Australian Open, në duelin që u mbyll në vetëm 3 sete, 6-3, 6-2, 6-3. Një paraqitje perfekte e tenistit serb, pasi ngriti trofeun e shtatë në Melburn, një rekord absolut për këtë turne.

Djokovic me këtë triumf i çon në 15 numrin e Grand Slam në karrierën e tij, duke kaluar kështu Pete Sampras dhe tashmë duhet të rivalizojë me Rafa Nadal dhe Roger Federer. Novak Djokovic zotëroi takimin, duke i lënë pak mundësi kundërshtarit të reagonte.

Numri 1 i renditjes botërore duhet të mendojë për turnetë e ardhshëm, për të shkruar historinë. Vitin e kaluar Djokovic triumfoi në Wimbledon dhe US Open. Në finalen e femrave e mbajtur të shtunën, suksesin e arriti japonezja Naomi Osaka, e cila mundi çeken Petra Kvitova. 21-vjeçarja është ngjitur në krye të klasifikimit të femrave.

Tv Klan